Mirditë/ Arrestohet në flagrancë 65 vjeçari, kapet me armë dhe drogë

Mirditë/ Arrestohet në flagrancë 65 vjeçari, kapet me armë dhe drogë

10:22, 10/10/2020
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar në flagrancë një 65 vjeçar nga fshati Gëziq, Mirditë.

Siç njoftojnë blutë pas njoftimit që personi me inicialet P.B posedonte lëndë narkotike dhe? armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë zjarri.

Shërbimet policore në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe? armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. B., në fshatin Gëziq, Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 65 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco