Kapet zjarrvënësi i tmerrshëm i Grykës: burri 61 vjeç po digjte edhe 30 ha të tjerë me pisha

Kapet zjarrvënësi i tmerrshëm i Grykës: burri 61 vjeç po digjte edhe 30 ha të tjerë me pisha

09:01, 10/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka vënë në pranga më në fund, një zjarrvënës që për të dytën herë i kishte vënë zjarrin pyllit me pisha në fshatin Grykë, në Seman. Ky person u zbulua dhe arrestua pas njoftimit se sipërfaqja pyjore po digjej, por nga hetimet u zbulua edhe diçka tjetër më e rëndë, se ai ishte i njejti person që kishte djegur 30 ha me pisha dhe një javë më parë.

Policia e Shtetit njoftoi sot se Komisariati i Fierit ka marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore në fshatin Grykë, është ngritur grupi hetimor dhe me veprime të shpejta u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një 61-vjeçari me iniciale S.M, banor i fshatin Levan të Fierit.

Arrestimi u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë.

Nga hetimet doli se po ky person ishte autori I djegiesedhe më datë 3 tetor në fshatin Grykë, të një siperfaqeje me rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco