Aksidenti/ Makina përplas këmbësorin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Aksidenti/ Makina përplas këmbësorin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

11:52, 02/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë. Për pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori P.N., 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.10.2020, rreth orës 10:50, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues I.D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.N., 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i tij ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco