Skandali i kreut të OFL/ Nën hetim nga SPAK edhe dy oficerë të tjerë

Skandali i kreut të OFL/ Nën hetim nga SPAK edhe dy oficerë të tjerë

10:58, 30/09/2020
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje për pezullimin nga detyra të kreut të OFL. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor.

Sipas burimeve të policisë mësohet se në pyetje janë marrë dy agjentë të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

Edhe pse Prokuroria e Posaçme ka bindjen që këta oficerë së bashku me kreun e OFL, Artan Shkëmbin kanë nxjerrë sekretin hetimor, dy punonjësit e policisë kanë pohuar se kërkimin në TIMS e kanë bërë për shkak të detyrës që ata kishin.

Hetimi nga SPAK ka nisur para 5 muajsh pas kërkesës se gjermanëve, pasi me ane të një pajisjeje të tyre ata kanë zbuluar se kush kishte kërkuar te të dhënat e dy personave qe ata kishin nën hetim. Mësohet se ata janë dy shqiptarë që jetojnë në Gjermani.

Gjermanët pretendojnë se ishte Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chat-i të kriptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco