FOTO/ Kapet tregtari i kanabisit në Cërrik bashkë me furnitorët nga Shalësi

FOTO/ Kapet tregtari i kanabisit në Cërrik bashkë me furnitorët nga Shalësi

08:50, 05/02/2017
A+ Aa A-

Një operacion policor i koduar si “Administratori”, në Cërrik dhe Berat, ka vënë pranga kreun e një bande që mblidhte kanabis dhe dy furnitorët e tij nga fshati Shalës. Janë sekuestruar 30 kg kanabis.

Policia e Elbasanit njoftoi se si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Flori Kuqja, 35 vjeç dhe Enver Dobra, 27 vjeç, të dy banues në fshatin Shalës Cërrik si dhe Fatos Serani, 37 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një proçedimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja u gjetën 30 kg lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: T.K, 27 vjeç dhe XH.K 29 vjeç të dy banues në fshatin Shalës Cërrik.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përket shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco