Detaje/ Arrestohet çifti shqiptar me kokainë, burri u bë nervoz, gruaja tentoi arratisjen me çantën plotë...

Detaje/ Arrestohet çifti shqiptar me kokainë, burri u bë nervoz, gruaja tentoi arratisjen me çantën plotë...

18:27, 25/09/2020
A+ Aa A-

Në prangat e policisë italiane ka rënë një çift shqiptarësh në Savignano sul Rubicone përkatësisht burri 40 dhe gruaja 37-vjeç.

Mediat italiane raportojnë se gjatë një shërbimi në rrethin Cesare të komunës Savignano, policia vërejti praninë e një burri i cili kishte ndaluar pranë një institucioni publik dhe po mbante një qëndrim dyshues.

Teksa policia iu afrua për kontroll ai shfaqi shenja nervozizmi dhe kjo i shtyu më tepër oficerët ta kontrollonin atë si dhe makinën e tij.

Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kokainë e mbyllur në qeskë.

Më vonë kontrolli i policisë u shtri edhe në shtëpinë e tij ku shfaqet gruaja.

Ajo jepte përgjigje dyshuese ndaj efektivëve, po ashtu edhe thirrjet e përsëritura në telefonin e burrit bënë që policia të kontrollonte çdo cep të shtëpisë.

Por menjëherë gruaja synon të largohet duke marrë me vete një çantë brenda së cilës, nga një kontroll u gjet se edhe aty kishte kokainë.

Policia e arrestoi çiftin dhe tashmë pritet vendimi i Gjykatës./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco