Gjendet i vdekur pas 17 muajsh shqiptari në Greqi, misteri pse u hodh nga anija

Gjendet i vdekur pas 17 muajsh shqiptari në Greqi, misteri pse u hodh nga anija

18:02, 25/09/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar që u zhduk 17 muaj më parë në Nea Filadelfia, është gjendur i vdekur tre ditë më parë në zonën e Tino.  

Laert Beqaj mendohet se ka rënë në det në zonën midis Tinos dhe Andros më datë 10 Prill 2019.

Të afërmit e tij nuk u dorëzuan asnjëherë në gjetjen e trupit.

Ata kërkuan 17 muaj por fatkeqësisht trupi i Laert Beqaj u gjet i vdekur në një zonë shkëmbore të Andros.

Gjurmët e Laert Beqaj u zhdukën në mesnatën e 9 Prillit 2019.

Në atë kohë ishin të shumta mediat që shkruanin për zhdukjen e tij misterioze.

Skenarët e zhdukjes së tij janë nga më të ndryshmit.

Sipas detektivit privat, George Tsoukalis, i cili kishte ndërmarrë hetimet për ta gjetur në një emision televiziv, ai tha se trupi i Laertit u gjet një zonë shkëmbore, por ajo që mbetet është se duhet të fillojnë hetimet pranë plazhit të ishullit.

Sipas një prej reportazheve të mediave greke, një ditë pas zhdukjes së Laertit, një burrë, i cili ishte në bordin e një anije rrugës nga Rafina për në Mykonos, kishte rënë në det.

Laerti punonte ne dy-tre punë për të mbajtur familjen dhe prinderit e tij.

Ai nuk ka pasur probleme me autoritetet vendore.

Por ajo që mbetet enigmë është pse mori një udhëtim të papritur pa i thënë gjë familjes së tij në drejtim të Mikonos për të punuar.

Sipas mediave, deri më sot, askush nuk i kishte kërkuar gjurmët e tij, pasi ky njeri ishte me identitet të panjohur dhe nuk kishte asnjë ndikim në Rojet Bregdetare ose në ndonjë Autoritet tjetër.

Kamera e sigurisë së anijes kishte regjistruar njeriun që ra në det. Siç doli nga rrobat që mbante burri, por edhe nga dëshmitë e udhëtarëve, ky njeri ishte 36-vjeçari shqiptar Laert Beqaj.

Autoritetet tani po hetojnë natën e fundit para zhdukjes së tij dhe rrethanat nën të cilat ai ra në det të nesërmen.

Gjithashtu ajo që e mundonte nënën e tij, me të cilën ishte shumë afër, ishte sepse ai nuk i kishte thënë asaj që po planifikonte të shkonte për të punuar në Mykonos.

Ai jetonte me familjen e tij në Ano Patisia në Athinë/ Shpëtim Zinxhiria

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco