Policia shoqëron besimtarët myslimanë/ ‘Po diskutonin për organizimin e një proteste para kryeministrisë’

Policia shoqëron besimtarët myslimanë/ ‘Po diskutonin për organizimin e një proteste para kryeministrisë’

17:07, 25/09/2020
A+ Aa A-

Mbyllja te “41 bis” e imamit të vetëshpallur Genc Balla, ka shkaktuar irritim te besimtarët myslimanë, të cilët po diskutonin për të organizuar protestë para Kryeministrisë.

Por një gjë e tillë ka ‘rënë në veshët’ e policisë, e cila i ka shoqëruar ende pa kryer protestën.

Sipas informacioneve, Policia e Tiranës ka shoqëruar këtë pasdite një grup besimtarësh myslimanë, pasi ishte në dijeni se do të protestonin para Kryeministrisë.

Mësohet se besimtarët myslimanë ishin mbështetës të imamit të vetëshpallur Genc Abduddahim Balla dhe do të protestonin para Kryeministrisë për të kundërshtuar urdhrin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që ka firmosur mbylljen e Ballës në regjimin e posaçëm “41 bis”.

Policia ka pasur informacione për protestën e besimtarëve, dhe është organizuar, duke i shoqëruar, për shkak se nuk lejohen protestat nga situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco