Zbardhen detaje të reja/ Ja çfarë po ndodh në Elbasan, minutë pas minute

Zbardhen detaje të reja/ Ja çfarë po ndodh në Elbasan, minutë pas minute

14:05, 24/09/2020
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që po ndodh në Elbasan.

SYRI.net ishte i pari që informoi për atë që po ndodhte dhe vazhdon të ndodhë në Elbasan.

Policia ka dhënë detaje të reja dhe të plota në lidhje me atë që nisi si konflikt në familje dhe po vazhdon me një përplasje të Lefter Zhidrus me policinë.

Në momentet e para të ngjarjes janë plagosur në rrugë dy të rinj të identifikuar si Abdenauer Kundraxhiu dhe Ledjo Saraçi.

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen ‘11 Nëntori’, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco