IKMT nis shembjet pranë fushës së helikopterëve në Farkë

IKMT nis shembjet pranë fushës së helikopterëve në Farkë

12:39, 24/09/2020
A+ Aa A-

IKMT ka nisur sot shembjet në gjurmën e lotit II të Unazës së Madhe. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po shemb pesë objekte pranë fushës së helikopterëve në Farkë.

Këto prishje janë në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, Loti II, zona lindore.

Objektet janë të madhësive të ndryshme, një, dy dhe trekatëshe, ndërkohe që sipas IKM,  janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi.

IKMT është duke punuar njëkohësisht edhe për prishjen e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco