‘Jam italian’, si e mori në qafë shqiptarin polici britanik që fliste italisht

‘Jam italian’, si e mori në qafë shqiptarin polici britanik që fliste italisht

11:01, 24/09/2020
A+ Aa A-

Aftësitë gjuhësore të një oficeri policie kapën një mashtrues shqiptar i cili pretendonte të ishte italian por nuk e kuptonte asnjë fjalë italisht.

 Kur Kleris Harizi u ndalua nga policia me një “Vauxhall Astra”, ai nxorri një pasaportë italiane me një emër të rremë.

Por 22-vjeçari u trondit nga pyetjet themelore në lidhje me vendlindjen e tij të supozuar dhe u dërgua në një stacion policie.

Kur arriti atje, ishte fatkeqësia e tij të gjente që rreshteri i kujdestarisë fliste italisht – dhe shpejt u bë e qartë që Harizi nuk dinte.

Prokurori Graham O’Sullivan i tha Gjykatës së Neëcastle Croën: “Kur iu bënë pyetjet themelore në lidhje me Italinë ai nuk mund të përgjigjej.

“Ishte fat i keq i të pandehurit që rreshteri i kujdestarisë fliste italisht dhe filloi t’i fliste edhe atij.  U bë e qartë se ai nuk ishte italian. Ai dha emrin e tij të vërtetë dhe u përgjigj; “më fal”, citojnë mediat vendase.

Gjykatësi e dënoi atë me 6 muajsh pas hekurave dhe tha se e pranonte faktin që Harizi nuk kishte ndonjë “motiv të keq” për të pasur licencë false për drejtimin e automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco