Policia priti ta kapte në varrim/ Vrasja në Rrogozhinë për Audi-in, në kërkim shoku i viktimës

Policia priti ta kapte në varrim/ Vrasja në Rrogozhinë për Audi-in, në kërkim shoku i viktimës

19:07, 22/09/2020
A+ Aa A-

Shpallet në kërkim një person për vrasjen e Klevis Kapllanit në Fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije, se personi i shpallur në kërkim është shok i ngushtë me viktimën.

Mësohet se shkak i vrasjes është bërë sherri për një automjet tip “Audi” dhe për një vlerë të konsiderueshme parash.

Autori dhe viktima kanë jetuar në të njëjtën zonë ku ndodhi vrasja, ndonëse prej vitesh autori i shpallur në kërkim ishte transferuar në Durrës.

Sakaq Policia ka nisur kontrolle për kapjen e autorit, ndërsa operacioni që ishte përgatitur për arrestimin e tij nuk rezultoi i suksesshëm.

Njësia speciale organizoi një operacion për arrestimin e autorit gjatë përcjelljes së 33-vjeçarit për në banesën e fundit, pasi u mësua se autori do të ishte i pranishëm në këtë ceremoni. Operacion ky që dështoi.

33-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur. Kapllani u gjet pa shenja jete në automjetin e tij, tip “Fiat Punto”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco