Plagosja në Astir se u kërkoi ‘të mos pinin drogë’/ Dy djem dhe  një vajzë në kërkim

Plagosja në Astir se u kërkoi ‘të mos pinin drogë’/ Dy djem dhe një vajzë në kërkim

12:27, 21/09/2020

Plagosja e djeshme në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, duket se po merr të tjera zhvillime.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se ajo ka ndodhur pasi i plagosuri, Spartak Beqiraj i ka kërkuar autorit të dyshuar, Aleksandër Mehmetaj të mos pinte drogë në pallat.

Pas këtyre debateve ka ndodhur dhe plagosja me armë.

Në kërkim janë shpallur gjithsej tre persona, mes tyre edhe një vajzë.

Burimet thanë se është shpallur në kërkim autori i dyshuar Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç.

Mehmetaj është kërkim edhe nga Policia e Durrësit, pasi Gjykata ka vendosur masë sigurie ‘arrest në burg’ për një tjetër ngjarje.

Dy të tjerët e shpallur në kërkim për plagosjen e mbrëmshme janë E. D., 22 vjeç dhe E. C., 19 vjeçe.

Ata akuzohen për moskallëzim krimi, ndërsa 20-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku 20-vjeçari Mehmetaj ka qëlluar me armë zjarri 45 vjeçarin Spartak Beqiraj duke e plagosur në këmbë.

I plagosuri dhe autori i dyshuar jetojnë në të njëjtin pallat ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak se 45-vjeçari i ka kërkuar të mos konsumojë lëndë narkotike në ambientet e pallatit ku banonin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco