Sherri masiv me armë zjarri në Durrës, i plagosuri i tretë në gjendje të rëndë/ Emrat e të arrestuarve

Sherri masiv me armë zjarri në Durrës, i plagosuri i tretë në gjendje të rëndë/ Emrat e të arrestuarve

20:10, 19/09/2020
A+ Aa A-

Pasi ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës pas plagëve të marra në sherrin masiv mbrëmjen e djeshme, ku u përdorën edhe armë zjarri, Erik Tatazi, i plagosuri i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Erik Tatazi, ishte një ndër personat të cilët u konfliktuan me 39-vjeçarin Armando Baboçi, i cili humbi jetën pas plagëve të marra, si dhe djalit të tij Erald Gjini, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt: Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç.

Klodian Daci, dyshohet se qëlloi me armë zjarri Armando Baboçin.

Për moskallëzim krimi, janë arrestuar dhe Endri Cimo (Bengu), 25 vjeç dhe Argit Kastrioti, 24 vjeç.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco