EMRAT/ U kapën me 2 çanta me drogë, dy të rinjë shqiptarë burgosen për trafik kokaine

EMRAT/ U kapën me 2 çanta me drogë, dy të rinjë shqiptarë burgosen për trafik kokaine

20:03, 18/09/2020
A+ Aa A-

Pas ndalimit të automjetit nga policia, dy të rinj shqiptar u kapën me kokainë të ndarë në dy çanta.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, në 1 të mëngjesit më 28 qershor, oficerët ndaluan një automjet në Rrugën Stoke.

Të 2 personat e pranishëm ishin shtetas shqiptarë, të cilët refuzuan të thonë pse ishin në zonë ose ku po shkonin.

Klevis Abazi, 19 vjeç dhe Gertan Pali, 21 vjeç, kishin para, telefona, dokumente false dhe dy çanta droge.

David Oliver, oficer policie nga West Surrey, tha: “Ky rezultat i gjykatës tregon se sa efektivë mund të jenë kontrollet tona proaktive dhe unë do të nxisja cilindo që ka shqetësime në lidhje me tregtinë e drogës të na kontaktojë. Informacioni i ofruar nga njerëzit është jashtëzakonisht i vlefshëm dhe mund të ndihmojë që komunitetet tona të jenë më të sigurta. ”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco