Artan Hoxha: Biznesmenit shkodran iu bë pritë në autostradë nga persona me uniformë policie, u hodh në kanal

Artan Hoxha: Biznesmenit shkodran iu bë pritë në autostradë nga persona me uniformë policie, u hodh në kanal

21:20, 15/09/2020
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News ka zbuluar një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë, që nuk është bërë publike. Artan Hoxha rrëfeu se një biznesmeni nga Shkodra iu bë pritë nga persona me uniformë policie që e dhunuan.

“Para disa ditësh në aksin Bushat-Shkodër, një makinë që drejtohej nga biznesmeni Simon Molla, biznesmen nga Shkodra, në rrugë i bëhet me shenjtë që të ndalojë, ai kujtoi se ishte makinë policie. Ai hapi pak krahun dhe ndaloi, personat që ishin me uniformë policie e sulmojnë barbarisht biznesmenin.

Është fat që aty janë gjendur persona të tjerë. Ai është hedhur në një kanal, autorët nuk kanë pasur më shumë kohë, kanë pasur frikë se mos zbuloheshin, kanë ikur më pas. Për këtë ngjarje nuk ka reagim, pritëm dhe nuk ka reagim. Në deklarimet e veta, ai ka thënë nga i vjen rreziku, por që të bllokohet në rrugë të madhe” tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco