Situata e rëndë, Kosova i kërkon mjekë, Italisë Takimi i ministrit Zemaj me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando

Situata e rëndë, Kosova i kërkon mjekë, Italisë

13:16, 31/08/2020
A+ Aa A-

Situata e rënduar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit e ka shtyrë të kërkojë mjekë nga Italia për të ndihmuar në përballimin e situatës. Lajmin e dha sot Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili u takua me ambasadorin e Italisë.

Në shënimin e tij në Fb, Zemaj tha:

"Me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando biseduam për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, vec?anërisht për bashkëpunimin në këtë fushë në mes të shteteve të rajonit të Ballkanit, si dhe për masat e ndërmarra nga ana jonë për menaxhimin e situatës epidemiologjike.

E njoftova Ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid19.

Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, vec?anërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë.

Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19. E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe vec?anërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco