Vatër e re infeksioni në Fushë-Krujë/ Raportohen 11 persona të infektuar në dasmë

Vatër e re infeksioni në Fushë-Krujë/ Raportohen 11 persona të infektuar në dasmë

17:25, 14/08/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi 23 raste pozitivë me koronavirus në rrethin e Krujës.

Ndërsa, një vatër e re infeksioni raportohet në Fushë-Krujë, ku gjatë 24 orëve te fundit janë konfirmuar pozitivë 11 persona, të cilët kanë qenë së fundmi në një dasmë, nga ku dyshohet edhe të kenë marrë virusin, raporton abcnews.

Të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra, ndërsa në qytetin  Krujës janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm 3 raste.

Situata nga Covid-19 në vend vijon të jetë e rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 146 raste të reja, ndërsa 6 pacientë në spitalet Covid e kanë humbur betejën me sëmundjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco