'Pse kalon në tokën time'/ Si nisi sherri midis dy kushërinjve, njëri me probleme mendore

'Pse kalon në tokën time'/ Si nisi sherri midis dy kushërinjve, njëri me probleme mendore

16:52, 10/08/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga sherri i ndodhur në fshatin Rrëmenj të Pogradecit ku dy kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin me mjete të forta.

Sipas dinamikës së ngjarjes, dy kushërinjtë i kanë banesat ngjitur me njëri-tjetrin dhe sherri midis tyre ka nisur pasi njëri prej tyre nuk ka dashur që kushëriri të kalonte në tokën e tij.

Ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë e sherrit mes tyre me mjete të forta, të dy personat kanë marrë plagë në trup, ku njëri është plagosur në kokë dhe tjetri në këmbë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco