Kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Kamioni përplas për vdekje këmbësorin

22:53, 09/08/2020
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mbrëmje në Bypassin e Fierit.

Një kamion mësohet se ka përplasur një këmbësor I cili ka ndërruar jetën në vendngjarje.

Ky i fundit po kalonte nga njëra anë e rruges në tjetrën kur është përplasur nga kamioni.

Pas përplasjes së parë ka ndodhur edhe një tjetër.

Kamioni i ndalur në rrugë është goditur nga pas nga një mjet tip Benz.

Ndërkohë që nuk ka të dhëna për persona të tjerë të lënduar.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:05, në segmentin rrugor Vlorë - Lushnje, në bypass_in e Fierit, në fshatin Baltëz, shtetasi E. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin Sh. V., 45 vjeç, banues në Baltëz, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Si pasojë e përplasjes 45-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco