EMRI dhe FOTO/ Ky person terrorizoi turistët në Pogradec, qëlloi mbi hotel

EMRI dhe FOTO/ Ky person terrorizoi turistët në Pogradec, qëlloi mbi hotel

10:53, 09/08/2020
A+ Aa A-

Aksioni i Policisë së Pogradecit vuri në pranga 34-vjeçarin Mariglen Topuzi. Arrestimi i tij u bë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë një hoteli në Tushemisht, raporton Vizion Plus.

Dyshohet se Mariglen Topuzi, bashkë me tre shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë gjuajtur me mbi 100 plumba në drejtim të hotelit me pushues.

Personi në fjalë kishte precedent për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr.

Ata kanë patur një konflikt të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij.

Në datën 1 gusht kanë bërë të njëjtën gjë, kanë qëlluar me armë përpara hotelit të djalit 20-vjeçar. Ndërsa të shtunën qëlluan para hotelit të 47-vjeçarit.

Nga të shtënat pati dëme material tek godina e hotelit dhe tek 7 automjete të parkuara pranë tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuksiani i varfer09/08/2020 17:42

Kete tipin me tredh te ndonje veteriner dhe me kalb ne burg....cfare borxhi i kane ata qe shkojne me pushu de ky del e i vret?!....

Shto koment

Denonco