Vrau me sende te forta mikun e tij, lihet në burg 33-vjeçari në Gjirokastër

Vrau me sende te forta mikun e tij, lihet në burg 33-vjeçari në Gjirokastër

11:43, 08/08/2020
A+ Aa A-

Mihal Thimjo 33-vjeçari që vrau me sende të forta mikun e tij Gëzim Saraçi pasi ktheheshin nga një drekë, është lënë në burg nga Gjykata e Gjirokastrës.

Autori dhe viktima po udhëtonin së bashku në një kamionçinë, dhe rrugës kanë nisur një debat, ku kanë qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike.

Para grupit hetimor Thimjo është shprehur se viktima e kishte ofenduar duke e quajtur grek dhe më pas kishte tentuar ta qëllonte.

Kjo e ka shtyrë atë ta qëllojë me sende të forta, gjë që i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit autori u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën brenda një kamionçinë.

Ai u kap pas gjashtë orësh kërkime nga blutë e Gjirokastrës, teksa po largohej me një makinë në një rrugë nacionale.

Thimjo kishte ndërruar edhe rrobat për të humbur gjurmët nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco