Djemtë vranë për nder, rrëfehet nëna që kishte lidhje intime me të moshuarin

Djemtë vranë për nder, rrëfehet nëna që kishte lidhje intime me të moshuarin

19:42, 07/08/2020

Mejte Shera, nëna e dy vëllezërve që vranë Abdulla Budllën, ka treguar para policisë se si një lidhje intime që ajo kishte me 71-vjeçarin, ka përfunduar në vrasje.

Në një gjendje të rëndë, ajo ka treguar se 6 vite më parë ka nisur një lidhje me të moshuarin, dhe pavarësisht se djemtë e vajzat e saj i kishin thënë që ta ndërpriste, ajo takohej në fshehtësi.

Gruaja tregoi se burri e ka dhunuar dhe ajo nuk vazhdonte më me të, por takohej me “Dullën”, ashtu siç ajo e thërristë Abdulla Budllën.

Kur  u njoha me Dullën nuk vazhdoja më me burrin. Atij i thashë që më kishte rrahur dhe do e takoja vetëm për shkak të fëmijëve. 4 vite kam takuar Dullën, por vajza në Itali dhe fëmijët e tjerë më thanë që po na turpëron dhe isha shkëputur pak.

E takoja Dullën në fshehtësi, e kam mik. Përdorja faktin që ai ishte taksist dhe e takoja. Unë jam bërë për të vrarë veten. Futa djemtë në burg. Fëmijët nuk më flasin më. Shkatërrova familjen”, u shpreh Mejte Shera.

Gruaja tregon se shkoi kur u bë varrimi i Abdulla Budllës dhe aty ka takuar familjarët e tij.

“Mendoja kush mund ta ketë vrarë, pasi djemtë më thanë që jo. Ata të familjes së Dullës nuk dinin gjë. Isha në siklet në varrim, për mua ishte shumë e rëndë. Kur m’u arrestuan djemtë për mua gjithçka mori fund. Jam bërë për të vrarë veten, s’e di si do jetoj”, – është shprehur ajo.

Duket se shkak i konfliktit kanë qenë fjalët e njerëzve që kishin parë Merija Sherën me Abdulla Budllën.

“Njerëzit kanë folur kot. Unë nuk e bëra të turpëroja familjen. Dulla ishte njeri i mirë. Nuk e pranoj që ai ka ngacmuar vajzën time. Ai vinte vetëm më merrte mua”, – shprehet gruaja.

Sajmir dhe Arsil Shera vranë 71-vjeçarin pasi motra e tyre u kishte thënë që Abdulla Budlla vijonte lidhjen me nënën, por njëkohësisht edhe ngacmonte motrën.

Për të kryer ekzekutimin dhe që të mos zbuloheshin, djemtë kanë marrë më qira një makinë dhe te targa kanë shkruar “Me trashëgime”, për të mos rënë në sy të policisë.

Por pikërisht kjo fjalë e vendosur mbi targën, ka tërhequr vëmendjen e policisë, të cilët kanë verifikuar kujt i përkiste mjeti, ku zbuluan se ishte marrë me qira pranë Rinasit.

Kur kanë shkuar te pika e makinave me qira, pronari i ka thënë policisë emrat e dy djemve që kishin marrë me qira mjetin. Njëkohësisht policia ka zbuluar edhe lidhjen e nënës së dy djemve dhe i ka arrestuar ata me akuzën e vrasjes me paramendim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco