Ndryshojnë afatet e peshkimit në ujërat e liqeneve Ohër, Shkodër si dhe në Adriatik dhe Jon

Ndryshojnë afatet e peshkimit në ujërat e liqeneve Ohër, Shkodër si dhe në Adriatik dhe Jon

11:48, 07/08/2020
A+ Aa A-

Ndryshon rregullorja për afatet e periudhës të peshkimit në ujërat e liqeneve të Ohrit, Shkodrës dhe të Adriatikut dhe Jonit. Ndalimi për peshkimin e cironkës në liqenin e Ohrit do të jenë nga 20 prilli deri në 20 korrik, nga 20 prill deri më 15 korrik që ishte më parë. Ndërsa në zonat e tjera ujore periudha në të cilat ndalohet peshkimi i cironkës nuk ka ndryshuar.

Në ujërat e liqenit të Ohrit, për 1 muaj brenda periudhës nga 20 prilli deri më 20 korrik nuk do të lejohet peshkimi i krapit dhe në zonat e tjera ujore 1 muaj brenda periudhës 1 prill deri më 1 korrik. Me rregulloren e mëparshme periudha e ndalimit të krapit në liqenin e Ohrit ishte nga 20 majit deri më 15 qershor, ndërsa e zonat e tjera ujore nuk përcaktohej ndalim. Rregullorja e ndryshuar me afatet e reja për peshkim është botuar në Fletoren Zyrtare.

Me rregulloren e re të miratuar nga Ministria e Bujqësisë, zgjatet me 5 vjet afati i vlefshmërisë të lejeve të peshkimit kanë vlefshmëri. Në peshkimin detar, që ushtrohet me mjete lundruese me kuvertë (motobarka ose anije peshkimi),leja kishte afat vlefshmërie 5 vjet. Ndërsa për peshkimin bregdetar, që ushtrohet me mjete lundruese pa kuvertë kishte vlefshmëri deri në 5 vjet.

Me ndryshimet e miratuara vlefshmëria e lejes së peshkimit do të jetë 10 vjeçare dhe do të rinovohet automatikisht me dorëzimin e kërkesës përkatëse të pronarit të anijes së peshkimit.

Sakaq për anijet e peshkimit që jepen me qira leja e peshkimit do të ketë vlefshmëri sipas afatit të kontratës së lidhur, por në çdo rast jo më shumë se 10 vjet.

Periudha e ndalimit të peshkimit në liqenin e Ohrit, Shkodrës, Adriatik dhe Jon

Ishte

Ndalohet të peshkohen, me çfarëdolloj mjeti dhe metodegjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i qëllim të për gjuca (cironka) -Alburnus albidusa lborella prej 20 prillit deri më 15 korrik në liqenin e Ohrit dhe 1 prillit deri më 31 korrik në zonat e tjera ujore.

Bëhet

Ndalohet të peshkohen, me çfarëdolloj mjeti dhe metodegjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i qëllimtë për gjuhca (cironka) –alburnus albidus alborella prej 20 prillit deri më 20 korrik në liqenin e Ohrit dhe 1 prill deri më 31 korrik në zonat e tjera ujore.

Ishte

Ndalohet të peshkohen, me çfarëdolloj mjeti dhe metodegjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i qëllimtë, Krapi -Cyprinus carpio prej 20 majit deri më 15 qershor në liqenin e Ohrit.

Bëhet

Ndalohet të peshkohen, me çfarëdolloj mjeti dhe metodegjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i qëllimtë, Krapi-Cyprinus carpio 1 muaj në vit, sipas urdhrit të ministrit, brenda periudhës 20 prill deri më 20 korrik në liqenin e Ohrit dhe 1 prill deri më 1 korrik në zonat e tjera ujore.

Masat e reja

-Ndalohet peshkimi me rrjeta në distancë prej 300 m nga bregu në liqenin e Ohrit dhe në liqenin e Shkodrës dhe 150 m nga bregu për zonat e tjera ujore.

-Periudha e ndalimit është 20 korrik deri më 20 gusht për liqenin e Ohrit dhe 1 gusht deri më 31 gusht për zonat e tjera ujore. Peshkimi i gjuhcës (cironkës), në liqenin e Ohrit do të bëhet vetëm me tratë zalli (vlagë) me madhësi syze të thesit, jo më të vogël se 12 mm. Çdo dalje në liqen për gjueti gjuhcë me këtë lloj trate monitorohet nga Inspektorati i Peshkimit dhe OMP-ja.

-Ndalohet peshkimi me rrjeta zhytëse fundore në liqenin e Ohrit, në largësinë mbi 1300 m nga bregu.

-Në peshkimin tregtar artizanal në bregdet, veglat e peshkimit (mbrezhda, njica, kurthe, grepa etj.) hidhen/lëshohen në mbrëmje, në perëndim të diellit dhe ngrihen në mëngjes, në lindje të diellit, sipas orareve të përcaktuara.

–Ndalohet hedhja e çfarëdolloj rrjete peshkimi deri në izobatën prej 10 m për detin Adriatik dhe deri në izobatën prej 20 m për detin Jon.

Vlefshmëria e licencave të peshkimi

Ishte

Lejet e peshkimit kanë vlefshmëri si më poshtë:

Në peshkimin detar, që ushtrohet me mjete lundruese me kuvertë (motobarka ose anije peshkimi),leja ka vlefshmëri 5 vjet.

Në peshkimin bregdetar, që ushtrohet me mjete lundruese pa kuvertë (sanalle, lundra etj., me ose pa motor), leja ka vlefshmëri deri në 5 vjet.

Bëhet

1.Vlefshmëria e lejes së peshkimit tregtar ka një kohëzgjatje 10 vjeçare, e cila tregohet qartë në leje. Me mbarimin e afatit të vlefshmërisë së lejes së peshkimit, leja e peshkimit rinovohet automatikisht me dorëzimin e kërkesës përkatëse të pronarit të anijes së peshkimit.

2.Përjashtimisht, kur anija e peshkimit jepet me qira/huapërdorje nga pronari i saj, leja e peshkimit ka vlefshmëri sipas afatit të kontratës së lidhur, por në çdo rast jo më shumë se 10 vjet. Me mbarimin e afatit të kontratës, leja e anijes së peshkimit rinovohet nga përdoruesi i ri, sipas pikës 1 të këtij neni./Monitor/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco