Kjo është gruaja që u vra nga djali i saj/ Zbardhet shkaku i sherrit

Kjo është gruaja që u vra nga djali i saj/ Zbardhet shkaku i sherrit

10:52, 07/08/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas të Pogradecit. Të afërmit e viktimës shprehen se e gjithë ngjarja ka nisur për një telefon, që zotëronte vajza 15-vjeçare e autorit.

44-vjeçari Olsi Çekiçi ka dashur të vrasë vajzën e tij për shkak të një telefoni, por ka ndërhyrë nëna e tij për të mbrojtur mbesën e mitur.

Ky ka qenë shkaku i konflikti që fillimisht nisi verbalisht dhe përfundoi me masakrimin e 70-vjeçares Firdes Çekiçi.

Një i afërm i viktimës, shprehet se ngjarja nisi për një telefon, ku 44-vjeçari e ka parë në dorën e vajzës së tij dhe ka tentuar ta vrasë. Nëna është futur për të mbrojtur mbesën dhe e pësoi ajo.

"Shkaku është bërë një telefon që ka gjetur, një telefon të çupës. Për ta mbrojtur gjyshja doli para dhe e pësoi ajo. E ëma ka qenë një njeri shumë i mirë, për mbrojtje për vajzën, ndodhi kjo që ndodhi. Në shtëpi rrinin ato të katër, nuk kishte njeri tjetër. Për telefonin e vajzës iku një jetë", tha një i afërm i viktimës.

Ai ka akuzuar institucionet që e kanë lënë të lirë 44-vjeçarin, i cili vuante nga problemet mendore, ndërsa shton se ai ushtronte dhunë ndaj të ëmës dhe ajo e kishte denoncuar disa herë, për që ishte tërhequr pasi i dhimbsej se e kishte djalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Free07/08/2020 11:04

Zbuteni informacionin per ngjarje të tilla makabre. Jemi mbytur nga streset. Keni plot për të thënë dhe dhënë për këtë qeveri super obskure. Me shumë konsideratë syrit.

Shto koment

Denonco