Shoferi tapë/ Katër të plagosur në Tiranë, makina përplas këmbësorët në trotuar

Shoferi tapë/ Katër të plagosur në Tiranë, makina përplas këmbësorët në trotuar

09:01, 07/08/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e frikshme në kryeqytet për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Pakujdesia e një shoferi të dehur në timon i ka rrezikuar jetën katër këmbësorëve të cilët ishin duke ecur në trotuar.

49-vjeçari me iniciale A.L u arrestua nga policia pasi pas humbjes së kontrollit të automjetit është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH.

Ata janë dërguar në spital, ku tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Blutë e Tiranës bënë të mundur arrestimin e tij, ndërsa rasti u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna07/08/2020 09:16

Propozoj që shoferit t'i priten koqet!

Shto koment

Denonco