Do fusnin heroinë në burgun e Beratit, arrestohen dy të rinjtë

Do fusnin heroinë në burgun e Beratit, arrestohen dy të rinjtë

10:18, 06/08/2020
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka arrestuar dy të rinj të cilët tentuan të fusnin në ambientet e burgut në Berat një sasi lënde narkotike të llojit heroinë.

Dy të arrestuarit janë shtetasit me inicialet M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat. Tentuan të fusnin kokainë në ambientet e IEVP-së, arrestohen 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të fusin lëndë narkotike në IEVP Berat. Punonjësit e IEVP Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që këta shtetas po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco