Arrestimi në Elbasan/ ‘Xhaxhai’ shqiptar i Ndragheta-s, dyshohet se bleu në Spanjë 2 kg kokainë

Arrestimi në Elbasan/ ‘Xhaxhai’ shqiptar i Ndragheta-s, dyshohet se bleu në Spanjë 2 kg kokainë

19:09, 24/07/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje nga dosja e Ardian Çekinit në Elbasan, i cili u arrestua gjatë operacionit ndërkombëtar të kokainës i zhvilluar mes Shqipërisë, Italisë, Argjentinës dhe Kosta Rikës, ku u arrestuan gjashtë trafikantë të rrezikshëm.

Më datë 2 korrik, Prokuroria e Elbasanit kërkoi ekstradimin e Çekinit drejt Italisë, pasi ai ishte dënuar nga drejtësia e shtetit fqinj në vitin 2017 dhe në 2020, me 8 vite e 6 muaj burg.

Po ashtu mësohet se ndaj Ardian Çekinit ka edhe një masë tjetër sigurie.

Siç u tha edhe sot nga policia shqiptare, dyshohet se Bujar Sejdinaj, i cilësuar si “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me Çekinin, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Ndër të tjera ka dyshime se këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi italiane, ndërsa thuhet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali. Cekani u arrestua në 26 maj të këtij viti në Elbasan./ BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco