Vdekja e 27 vjeçarit në Infektiv/ Ja mesazhi dedikues që i kushton mjeku

Vdekja e 27 vjeçarit në Infektiv/ Ja mesazhi dedikues që i kushton mjeku

16:26, 24/07/2020
A+ Aa A-

Drin Bardhi, mjek kardiolog në spitalin e Kavajës, i ka dedikuar një mesazh prekës 27-vjeçarit, Artian Cara, që ndërroi jetë sot në spitalin Infektiv.

Mjeku ndërkohë jep edhe një mesazh për të shtuar kujdesin nga koronavirusi.

“Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te vecante. Allahu na bashkofte ne xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkeqytetare” shkruan ai në statusin ku bashkangjit edhe një foto të të riut.

27-vjeçari ishte i infektuar me COVID, por asimptomatik, ndërsa sipas ministrisë së Shëndetësisë shkak për vdekjen e tij nuk ishte virusi, por sëmundja bashkëshoqëruese, pasi vuante nga talesemia.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco