Arrestohen 75 persona për lidhje me Ndrangheta-n/ Sekuestrohen asete me vlerë 169 mln euro

Arrestohen 75 persona për lidhje me Ndrangheta-n/ Sekuestrohen asete me vlerë 169 mln euro

17:23, 21/07/2020
A+ Aa A-

Guardia di Finanza dhe policia zvicerane kanë arrestuar 75 personave të akuzuar si të lidhur me Ndrangheta-n.

Operacioni policor mes Italisë dhe Zvicrës u krye nga policia financiare italiane dhe hetimi përfshiu 158 persona.

Grupi mafioz akuzohet për trafikim ndërkombëtar të drogës, pastrim parash, regjistrim fiktiv mallrash, korrupsion dhe krimeve të tjera, të gjitha të zhvilluara me metoda mafioze në mënyra të ndryshme.

Operacioni përfshiu disa eksponentë të afirmuar dhe familje të krimit të organizuar nga Kalabria.

Operacioni u koordinua nga Shërbimi Qendror i Hetimit për Krimin e Organizuar (SCICO) në Romë dhe Policia Federale Gjyqësore e Bernës, ku gjatë këtij operacioni u sekuestruan asete me vlerë 169 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco