EMRAT/ Si ndodhi vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër në pranga autori dhe tre të tjerë

EMRAT/ Si ndodhi vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër në pranga autori dhe tre të tjerë

08:15, 16/07/2020
A+ Aa A-

Arrestohet autori i vrasjes së 35-vjeçarit rom, Gjergji Almasi. Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shtetasin Pariz Xhihani, gjithashtu  pjesëtar i komunitetit rom.

Së bashku me të janë arrestuar edhe Niko  Xhihani, Andon Ahmeti dhe Vasil Mehmeti me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Njoftimi I plotë:

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 15.07.2020, në lagjen “Zinxhira”, ku humbi jetën 35-vjeçari Gj. A. Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, autori i ngjarjes. Arrestohet dhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Gj. A., 35 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” , për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco