Ndjekje në Elbasan, makina i ikën policisë, pasagjeri qëllon me tullë furgonin

Ndjekje në Elbasan, makina i ikën policisë, pasagjeri qëllon me tullë furgonin

21:44, 15/07/2020
A+ Aa A-

Një automjet nuk i është bindur forcave ‘Shqiponja’ për të ndaluar, por drejtuesi nuk është bindur, duke u larguar.

Pas kësaj ngjarje, forcat e policisë i janë vënë nga mbrapa automjetit, por në momentin kur automjeti ka ndaluar tek rrethrrotullimi i ‘luleve’ njëri prej pasagjërëve ka goditur me tull xhamin e përparëm të furgonit të policisë dhe përsëri është larguar.

Por aventura e personave që ishin në makinë, ka përfunduar shpejt.

Përballë doganës së Elbasanit, automjeti është përplasur me një shtyllë ndriçimit dhe menjëherë policia i ka ndaluar.

Personat janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco