Tritoli në derën e banesës në Fushë Krujë, shpallet në kërkim autori

Tritoli në derën e banesës në Fushë Krujë, shpallet në kërkim autori

09:31, 13/07/2020
A+ Aa A-

Pas mesantës së sotme policia ka çaktivizuar një sasi tritoli vendosur në derën e një banese në Fushë Krujë.

Pak pas mesnate nëna e adoleshentes që denoncoi disa persona per ngacmim seksual, gjeti para derës së shtëpisë në periferi të Fushë Krujës një pako me tritol.

E zonja e shtëpisë ka njoftuar menjëherë policinë.

Në banesë mbërritën forcat xheniere të cilët bënë të mundur çaktivizimin e tritolit.

Ndërkohë që policia njofton se është identifikuar personi që ka hedhur tritolin dhe është shpallur tashmë në këëkim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Krujë

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco