Shqiptari arratiset 6 herë brenda 1 muaji

Shqiptari arratiset 6 herë brenda 1 muaji

21:45, 11/07/2020
A+ Aa A-

Kishte përfunduar në pranga pasi ishte kapur me drogë.

Por gjykata e Venecias, kishte vendosur që shqiptari me inicialet K. B., të mos qëndronte në qeli për 40 gramët e drogës, por të qëndronte mbyllur në shtëpi.

Por as ky vendim i gjykatës se ka kënaqur shqiptarin.

Arrestimi i tij ishte bërë në fund të majit dhe në momentin e ndalimit, ai kishte tentuar t’u ikte policëve.

Por në 40 ditë, shqiptari ishte arratisur nga shtëpia e tij të paktën 6 herë.

Edhe policisë i kishte ardhur në majë të hundës nga veprimet e shqiptarit dhe kishte kërkuar nga gjykata një masë sigurie tjetër.

Tani ai do të qëndrojë në burg deri sa të dalë para gjykatës për masën e dënimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco