Sherr me armë në një klub shqiptarësh, policia gjen gjurmë gjaku dhe gëzhoja

Sherr me armë në një klub shqiptarësh, policia gjen gjurmë gjaku dhe gëzhoja

16:59, 10/07/2020
A+ Aa A-

Një sherr masiv ka ndodh një lokal me valle popullore shqiptare në Milano, të quajtur ‘Mango Club’

Në këtë ngjarje ku janë përfshirë edhe shqiptarë, mësohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Disa ditë pas kësaj ngjarje policia ka mbyllur lokalin e shqiptarëve.

Sipas medias lokale, gjithçka ka nisur pasi një person kishte nisur të ngacmonte seksualisht njërën nga vajzat.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ku u raportua për një sherr të shumëfishtë midis disa personave, ku njëri kishte edhe armë.

Me të mbërritur policia të gjitha të dyshuarit u larguan në drejtime të ndryshme.

Por nga mbledhja e dëshmive policia bëri të mundur ndërtimin e skenës së ngjarjes.

Personi që ka ngacmuar seksualisht në lokal, thuhet se menjëherë pas sherrit të parë ka thirrur për ndihmë miqtë e tij.

Në vendngjarje sipas policisë janë gjetur xhama të thyer dhe gjurmë gjaku si edhe gëzhoja.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco