FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, pesë të arrestuar

FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, pesë të arrestuar

12:42, 10/07/2020
A+ Aa A-

Karabinierët e Ternit kanë shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës, të përbërë nga pesë shqiptarë, të gjithë të arrestuar.

Operacioni ishte i koduar me emrin ‘Quarantena’ pasi një pjesë e madhe e aktivitetit të bandës është kryer pikërisht gjatë kohës së mbylljes së qyteteve për shkak të koronavirusit.

Të arrestuarit akuzohen për furnizim me rreth tri kile kokainë në më pak se dy javë, duke blerë, konfeksionuar në bazën e tyre, dhe shitur një kilogram kokainë në pak ditë.

Hetimet nisën pas arrestimit në mars të një tjetër shqiptari, i cili u kapë me 500 gramë kokainë të ndarë në doza dhe 14 mijë euro.

Pesë shqiptarët e blinin kokainën në veri të Italisë dhe e përgatitnin për shitje në një shtëpi të marrë me qira në Collescipoli.

Gjatë aksionit të karabinierëve u sekuestruan mbi 300 gramë kokainë, material për konfeksionimin e dozave, peshore dhe rreth 5 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco