Gjendje e rëndë në Kosovë/ Numri i rasteve aktive me Covid-19 më i madh se i të shëruarve

Gjendje e rëndë në Kosovë/ Numri i rasteve aktive me Covid-19 më i madh se i të shëruarve

09:00, 10/07/2020
A+ Aa A-

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 207 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu mbi 4300 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Nga ky numër, 2095 janë shëruar, kurse 94 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është më i lartë se ai i të shëruarve

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1220 raste, 10 prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 397 të infektuar, 7 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 13 viktima, ndërsa ka 378 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe viktimave për secilën komunë të Kosovës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco