COVID-19/ 5 raste të reja në Dibër, 4 anëtarë të familjes së mjekut epidemiolog

COVID-19/ 5 raste të reja në Dibër, 4 anëtarë të familjes së mjekut epidemiolog

11:40, 09/07/2020
A+ Aa A-

Qarku i Dibrës ka njohur një rritje të rasteve me koronavirus, ndërsa gjatë ditës së sotme ka arritur në 17 persona të infektuar me Covid-19. Këtë të enjte Ministria e Shëndetësisë raportoi 5 raste të reja, 4 prej të cilëve në Bulqizë dhe 1 rast në Dibër.

Në Bulqizë mësohet se 4 rastet e reja janë familjarët e mjekut epidemiolog i cili doli pozitiv 2 ditë më parë. Ndërkohë që ka nisur hetimi epidemiologjik i kontakteve të këtyre rasteve pasi vëllai i mjekut punon në minierën e Bulqizës.

Po ashtu vijon hetimi epidemiologjik në Dibër pas shfaqjes së një rasti të ri sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco