‘Vjedhje me arme, trafik droge dhe prostitucion’, kush jane 4 të ‘fortët’e  Fierit që do përballen me OFL

‘Vjedhje me arme, trafik droge dhe prostitucion’, kush jane 4 të ‘fortët’e Fierit që do përballen me OFL

11:31, 06/07/2020
A+ Aa A-

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë edhe 4 shtetasve me banim në qarkun e Fierit.

Aldo Gorreja, banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë”.

Marenglen Halka, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Leonard Hyka, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni".

Redon Koni, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ja njoftimi i plotë

OFL, 6 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

M. H., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”;

L. H., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;

R. K., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco