Hajduti nga Laçi kapet në Peqin, ja vjedhjet që kishte kryer

Hajduti nga Laçi kapet në Peqin, ja vjedhjet që kishte kryer

12:09, 05/07/2020
A+ Aa A-

Një i ri nga Laçi është prangosur nga policia në Peqin, si autor i disa vjedhjeve në këtë qytet dhe në Belsh.

Me një njoftim për mediat, policia thotë se ka zbardhur vjedhjet e ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, dhe ka arrestuar autorin e dyshuar.

Efektivët e Komisariatit të Policisë së Peqinit kanë ndaluar 33-vjeçarin me inicialet A. N., banues në fshatin Sanxhak, Laç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky person është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, në muajin qershor dhe korrik, konkretisht:

Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.

Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.

Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.

Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.

Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco