Goditi gjyqtarin gjatë ndeshjes, policia ndalon futbollistin shqiptar

Goditi gjyqtarin gjatë ndeshjes, policia ndalon futbollistin shqiptar

21:25, 04/07/2020
A+ Aa A-

Një incident ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Gramshit dhe Ada-s.

Mbrëmjen e sotme policia ka shoqëruar në komisariat futbollistin e skuadrës së Adës i cili ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes, Besmir Lecaj 32 vjeç.

Bëhet fjalë për futbollistin Valter Prendrecaj, 29 vjeç, banues në Velipojë i cili është shoqëruar nga në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak 

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës "Ades", shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco