Sërish dy viktima nga koronavirusi, shkon në 74 numri total

Sërish dy viktima nga koronavirusi, shkon në 74 numri total

10:34, 04/07/2020
A+ Aa A-

Dy qytetare kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, të prekura nga koronavirusi dhe me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë tha se një 67-vjeçare dhe një 73-vjeçare, të dyja nga Tirana, kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.

"Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. 

Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67-vjeçare dhe një 73-vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave," deklaroi MSH.

Deri tani janë regjistruar 74 viktima (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco