Detaje nga tragjedia/ 'Anisa nuk del se nuk i ka bërë ditët e Zotit'

Detaje nga tragjedia/ 'Anisa nuk del se nuk i ka bërë ditët e Zotit'

10:24, 04/07/2020
A+ Aa A-

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë që u vetëflijuam në banesën e tyre në Kombinat për shkak të besimit të tyre, do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Viktimat do të përcillen për në banesën e fundit në fshatin Bënjë të Përmetit, aty ku kishin edhe origjinën.

Dy trupat pasi iu është bërë autopsia janë përcjelle për në jug të vendit.

Të dhënat e para nga hetuesit treguan se trupi i Anisa Josifit ka qëndruar i vdekur brenda në banesën e tyre në Kombinat prej muajsh. Ajo mbahej në dhomë e mbështjellë me çarçafë dhe batanije në mënyrë që era e trupit të dekompozuar të mos kuptohej nga fqinjët. Edhe pse policia kishte trokitur tre javë me pare në banesë pasi të afërmit dhe fqinjët ishin alarmuar, Zhaneta Josifi i kishte larguar duke gjetur justifikime të ndryshme.

Fqinjët thanë se familja ishte e izoluar nga komuniteti dhe nuk kishin afrimitet më asnjë.  Por ndonëse sipas fqinjëvë dhe nga librat dhe shënuan që u gjetën në shtëpi ka të dhëna se kanë qënë pjesë e një sekti, Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familja Josifi nuk ishte pjesë e tyre.

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar për Vizion Plus se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. Jashtë kameras ai ka konfirmuar se i ka shkuar në banesë dhe ka kërkuar Anisën, por e ëma i ka thënë se nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e Zotit.  Blerta Josifi, e mbijetuara e kësaj tragjedie është shprehur para policisë se kishin bërë sakrifica të mëdha që të përfitonin nga ringjallja, për një jetë më të mirë. Ajo vazhdon të jetë në spitalin psikiatrik për t'u kuruar.

Familja Josifi me origjinë nga Përmeti kishte disa vite që jetonte në Tiranë. Nena dhe dy vajzat ishin shpërngulur nga qyteti jugor pasi kryefamiljari kishte vrarë veten gjithashtu. Mësohet se babai dy vajzave është hedhur nga pallati ku ka gjetur dhe vdekjen. Sipas fqinjëve, ai ishte themeluesi i degës së dëshmitarëve të Jehovait në Permet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco