U denoncuan nga një vajzë, arrestohen dy shqiptarë që po zbrisnin nga një tub

U denoncuan nga një vajzë, arrestohen dy shqiptarë që po zbrisnin nga një tub

19:49, 03/07/2020
A+ Aa A-

Dy shqiptarë të moshave 20 dhe 28 vjeç janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali pasi u denoncuan nga një vajzë.

Ajo tha se kishte parë dy shqiptarët që njëri bënte roje në rrugë dhe tjetri ishte ngjitur nga përmes një tubi uji dhe kishte zbritur në ballkonin e një apartamenti.

Dy hajdutët u larguan menjëherë, por përshkrimi i saktë i vajzës bëri që ata të arrestoheshin.

Pas arrestimit nga policia, shqiptarët që ishin të parregullt me dokumente në shtetin fqinj u shoqëruan në komisariatin e policisë dhe pritet që Gjykata të japë vendimin.

Ndaj tyre tashmë rëndojnë dy akuza, përpos qëndrimit të paligjshëm në shtetin fqinj, edhe tentativë për vjedhje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco