Ndërsa nënë e bijë, përkatësisht 56 dhe 30 vjeç në zonën e Kombinatit në Tiranë u gjetën të pajeta bredna banesës së tyre, mësohet se rëndë në spital është edhe vajza tjetër e familjes.
Ndërkohë Syri.net ka mundur të zbulojë emrat e dy viktimave.
Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi janë gjetur të pajeta. Ndersa vajza që është gjallë por në gjendje të rënduar shëndetësore në spital quhet Blerta Josifi.
Dyshimet e para janë për një vetflijim, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën "Hamdi Cenoimeri", motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.
Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.
Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .
Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .
© SYRI.net