Prokuroria nuk çon asnjë provë, ja vendimi i papritur i gjykatës për Gjekson Pusin

Prokuroria nuk çon asnjë provë, ja vendimi i papritur i gjykatës për Gjekson Pusin

16:30, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kur pritej që Gjekson Pusi, i ndaluar për bashkëpunim në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë dhe për atentatin ndaj Fatjon Harushës, nipit të deputetit socialist, çuditërisht Gjykata sot e ka gjykuar vetëm për thyerje të arrestit shtëpiak.   

Në seancën e sotme gjyqësore që zgjati për afro 3 orë, burime mediatike bëjnë me dije se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë që implikon Pusin në atentatin ndaj Harushës.

Ndërkohë që siç pritej Pusi e ka mohuar përfshirjen në atentat.

Po kështu edhe vetë Harusha I pyetur në lidhje me ngjarjen ka mohuar që Pusi të ketë qëlluar ndaj tij

Kjo pasi Harusha ka deklaruar se e ka njohur atentatorin dhe ai nuk rezulton të jetë personi që është ndaluar nga policia.

Gjyqtarja Ermira Dedja pasi ka dëgjuar pretendimin e Prokurorisë për dhënenien e masës se sigurisë “arrest me burg” për Gjekson Pusin pasi ka thyer arrestin në shtëpi, ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë edhe vendimin që le në burg 33 vjeçarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco