Italiania persekutonte prej dy vjetësh fqinjët shqiptarë, vihet në arrest shtëpie

Italiania persekutonte prej dy vjetësh fqinjët shqiptarë, vihet në arrest shtëpie

11:39, 30/06/2020
A+ Aa A-

Karabinierët e Modenas kanë vendosur në  arrest shtëpie një 48-vjeçare, e cila prej dy vjetësh persekutonte një çift shqiptar, banues në të njëjtin pallat me të.

Që nga 2018, italiania ishte autore e akteve të panumërt kërcënues e persekutuese për çiftin shqiptar, aq sa i kishte detyruar të ndryshonin zakone e stil jetese.

Persekutimi manifestohej sa herë që shkëmbeheshin në mjediset e përbashkët të pallatit, ndërkohë që ajo ka bërë denoncime të panumërta për çiftin, të cilat më pas kanë rezultuar një pjesë të pabaza e një pjesë që përshkruanin një realitet ndryshe.

Tani gruaja nuk do të mund të dalë më nga apartamenti i saj pa autorizimin e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco