Pas një konflikti të çastit.../ Policia jep detaje nga plagosja e 29-vjeçarit në Lezhë

Pas një konflikti të çastit.../ Policia jep detaje nga plagosja e 29-vjeçarit në Lezhë

18:57, 21/06/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë u regjistruan pasditen e sotme në qytetin e Lezhës.

Si pasojë e tyre mbeti i plagosur 29-vjeçari Odise Simoni.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në hyrje-daljet e qytetit policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak 

Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit  shtetasi D.R.ka plagosur me armë zjarri  në dorë shtetasin  O.S.,29  vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco