Humbi jetën rrugës për në Gjirokastër/ Ministria e Shëndetësisë: 68-vjeçarit i ishin bërë dy tamponë dhe…

Humbi jetën rrugës për në Gjirokastër/ Ministria e Shëndetësisë: 68-vjeçarit i ishin bërë dy tamponë dhe…

20:53, 20/06/2020
A+ Aa A-

Pas publikimit të lajmit mbi vdekjen e 68-vjeçarit nga Gjirokastra, i cili humbi jetën rrugës ndërsa po transportohej nga spitali Infektiv, drejtë atij të qytetit jugor, reagon edhe Ministria e Shëndetësisë.

Në sqarimin e saj Ministria bën me dije se 68 vjeçari ishte prekur më parë me COVID-19, por pasi i janë bërë dy tamponë ka rezultuar negativë.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

“Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID-19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari20/06/2020 21:42

O PIKA E ZEZE!!! O PIKA E ZEZE!! O PIKA E ZEZE ME GJITHE SPITAL, ME GJITHE MINISTRI E ME GJITHE QEVERI!!!! "DEL NGA SPITALI I SHERUAR NGA COVID-19 DHE VDES RRUGES"!!!! SKANDAL ME TE RENDE DHE DESHTIM ME TE MADH NUK BESOJ SE DO TE GJENDET NE NDONJE VEND TE BOTES!!! A MBAN PERGJEGJESI NDONJE KETU NE SHQIPERI??? CFARE TURPI: MINISTRIA E SHENDETESISE I SHPREH NGUSHELLIMET VIKTIMES!!!!

Shto koment

Denonco