'Njeriu hije' i inceneratorëve shpallet në kërkim në Zimbabve

'Njeriu hije' i inceneratorëve shpallet në kërkim në Zimbabve

20:17, 20/06/2020
A+ Aa A-

Biznesmeni i inceneratorëve Klodian Mërtiri, i njohur gjithashtu edhe si Mirel Mërtiri u shpall në kërkim në Zimbabve për korrupsion me një tender të mjeteve mjekësore për Covid-19, me vlerë 60 milionë dollarë. Për këtë skandal u arrestua më 19 qershor Ministri i Shëndetësisë i Zimbabve.

Mërtiri i paraqitur në Zimbabve me emrin fallso Ilir Dedja, përmes një kompanie Drax International, të regjistruar në Zvicër para dy muajsh, dhe me përfaqësues biznesmenin afrikan Delish Nguwaya, i ka shitur qeverisë mjete mjekësore, maska dhe veshje 10 herë më shtrenjtë se tregu.

Në mars, autoritet në Hungari, ku është regjistruar një degë e Drax International, lajmëroi qeverinë e Zimbabueve pas një pagese prej 2 milionë dollarë në llogarinë e kompanisë. Gjithashtu edhe interpoli nisi hetimet mbi këtë kompani. Pas këtij skandali kompania hapi një degë në Dubai ku kaloi rreth 1 milionë dollarë.

Një nga djemtë e Presidentit Emmerson Mnangagwa u detyrua të nënshkruante një deklaratë ku mohoi lidhjet me kompaninë, pas daljes në publik të fotografive të përfaqësuesve të kompanisë në shoqërinë e presidentit, dhe familjes së tij, në disa evente.

Ministri i Shëndetësisë, një ish administrator spitali, mund të dënohet me 15 vjet burg, nëse del fajtor nga Gjykata. Ai u lirua me kusht dhe do të dalë përpara gjykatës më 31 korrik.

Sipas dokumentave, ministri i shëndetësisë ushtroi presion mbi punonjësit e tij për dhënien e kontratës prej 60 milionë euro kompanisë së dyshimtë.

Skandali u zbulua pasi punonjësë të shëndetësisë përfshirë, infermierë dhe doktorë në Zimbabve nisën grevën duke kërkuar që të paguheshin në dollarë, sepse inflacioni është mbi 750 për qind dhe monedha vendase e ka humbur vlerën.

Ato gjithashtu, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, u ankuan edhe për mungesën e mjeteve mbrojtëse të përshtatshme. /Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Yp Xhixhi 20/06/2020 21:33

Edhe Zimbabwe e ka demokracine dhe ligjin 10 here me te zhvilluar se ne Shqiperi. 1 kontrate dhe ministri shkon ne gjyq. Ky ka bere nja 10 fish ne Shqipri dhe asnje gjemb ne kembe

Shto koment

Denonco